Arsenali ka pësuar humbje bindëse në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat 3-1.
Dawson ishte ai që pas 12 minutash lojë kaloi në epërsi vendasit pas njas asitimi të sakt të Chadlit.
Vetëm tri minuta më vonë, Granit Xhaka me një super harkim asistoi si një artist te Sanchez.
Kiliani u tregua i sakt (15’) për 1-1.
Arsenali vazhdoi me dominimin e lojës në posedim, por nuk ia dilte të konkretizonte rastet, teksa WBA po tregohej rrezikshëm në kundërsulme.
Robson Kanu një minut pasi hyri në lojë realizoi për 2-1 pas një topi të kthyer në zonë (55’).
Në minutën e 75-të Dawson e ngriti epërsinë në 3-1 dhe fitoren e sigurt të WBA-së
Me këtë humbje, Arsenali rrezion ta humbë edhe vendin e pestë, nëse Evertoni dhe Manchester United fitojnë në ndeshjet e tyre të kësaj jave në Ligën Premier.
Topçinjt vazhdojnë të kenë 50 pikë, pesë pikë prapa Liverpooli në vendin e katërt me një ndeshje më pak. /Telegrafi/