Telegrafi

Arsenali rrit ofertën për Sadiq

Arsenali është duke përgatitur një ofertë prej më shumë se 20 milionë euro për sulmuesin e Romës, Umar Sadiq.

19-vjeçari është i huazuar në Olimpico nga Spezia, por Giallorossët e kanë opsionin e blerjes për 2.5 milionë euro.

Sipas AllNigeriaSoccer.com, Topçinjtë tashmë janë në kontakt me Romën për të bërë një ofertë të re për nigerianin.

Klubi italian më herët e ka refuzuar një ofertë të Arsenalit dhe ishte besuar se klubi anglez do të ofronte 15 milionë euro.

Mirëpo, duket se oferta do të jetë shumë më e madhe, pasi Roma nuk planifikon ta lëshojë lojtarin për pak para. /Telegrafi/