Moussa Dembele duket se karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier.
Sulmuesi francez prej kohësh po kërkohet nga Manchester United që ende nuk ka arritur ta bind Lyonin me ofertat e tyre.
Por së fundmi garës për të i është bashkangjitur edhe gjiganti tjetër anglez Arsenal.
Topçinjtë janë duke synuar afrimin e Dembeles gjatë afatit kalimtar të dimrit për ta përforcuar repartin ofensivë.
Mediat angleze kanë raportuar se skuadra e Unai Emeryt është gati të ofroj rreth 60 milionë euro për francezin.
23-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën Lyonit këtë edicion, derisa ka shënuar gjashtë gola në nëntë takimet e para.
Për Dembelen do të ishte një rikthim në Angli, pasi më parë ka luajtur me Fulhamin. /Telegrafi/