Telegrafi

Arsenali rikthen pozitën e tretë

Denilson ishte ai që i dha epërsinë ekipit të trajnerit Arsene Wenger me një gol tës hënuar në fund të pjesës së parë (45’). Një gol i Eduardos pas gati një orë lojë (59’) dhe një tjetër i Abou Diaby dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, vulosën fitoren e topçinjve.

Mysafirët e Hull Cityt rastin më të mirë e patën në minutën e 56-të të ndeshjes, kur Geovanni dështoi të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Me tre pikët e reja Arsenali mbledh 35 pikë në pozitën e tretë të tabelës së kampionatit anglez, sa ka edhe Tottenham që ndodhet një pozitë më poshtë.

Manchester United mban pozitën e dytë me 37 pikë, por dhe me një ndeshje më shumë, ndërsa Chelsea që nesër përballet me West Hamin tash është pesë pikë mbi Arsenalin./Telegrafi/