Site icon Telegrafi

Arsenali rikthehet te fitorja duke mposhtur Burnleyn

Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pas humbjes javën e kaluar.

Skuadra londineze ka arritur që me vështirësi të triumfojë ndaj Burnleyt, me rezultat 3-1.

Pierre Emerick Aubameyang e hapi serinë e golave për vendasit kur shënoi në minutën e 14-të.

Asistues në këtë gol ishte mbrojtësi i majtë boshnjak, Sead Kolasinac.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Me epërsinë 1-0 të Arsenalit, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Topçinjët e nisën mirë edhe pjesën e dytë kur realizoi përsëri sulmuesi afrikan Aubameyang për 2-0.

Burnley ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, kur realizoi sulmuesi Barnes.

Por krejt në fund të ndeshjes, ishte nigeriani Alex Iwobi që realizoi për 3-1.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka grumbulluar 37 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë.

Ndërkohë në ndeshjen e radhës, skuadra e Unai Emery luan në udhëtim tek Brighton. /Telegrafi/

Pierre-Emerick Aubameyang . (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

 

https://www.youtube.com/watch?v=PF0dGiTcokQ

Exit mobile version