Telegrafi

Arsenali rikthehet kah Cana

Topçinjtë ishin afër të nënshkruanin me shqiptarin kur ai ishte 16-vjeçar, ndërsa Arsene Wenger shprehu interesim për të edhe gjatë kësaj vere, para se Steve Bruce të bëjë hapin e shpejtë dhe të transferojë shqiptarin në Sunderland.

Dhe, paraqitjet e mira të Canës që i ndihmuan Sunderlandit të pozicionet në vendin e shtatë pas nëntë takimesh në sezonin e ri, kanë tërhequr sërish vëmendjen e strategut francez.

Me edhe Evertonin që vazhdon të ruajë interesimin për shqiptarin, mund të jetë vështirë që Steve Bruce ta ruajë ish-kapitenin e Marseillet pas fundit të sezonit.

Sfida e radhës për Sunderlandin pas fitores ndaj Liverpoolit do të jetë Birminghami, takim ky që zhvillohet të shtunën./Telegrafi/