Site icon Telegrafi

Arsenali i rikthehet fitoreve, fiton ndaj Swanseas (Video)

Arsenali i është rikthehet fitoreve në Ligën Premier, këtë herë duke fituar si mysafirë i Swanseas me rezultat 0-4.

Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e lehtë për skuadrën londineze.

Goli i parë në takim erdhi nga Olivier Giroud në minutën e 37-të dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë filloi me dy autogola nga vendasit, Jack Cork (54’) dhe Kyle Naughton (67’). Vlen të theksohet të dy golat erdhën pas gjuajtjeve drejt portës së Alex Iwobit.

Goli i fundit në takim u shënua nga Alexis Sanchez në minutën e 73-të.

Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 44 pikë, kurse Swansea bie në vendin e fundit me 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Topcinjëve është ndaj Burnleyt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=keEqyRu4yRo

Exit mobile version