Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh përmes Erling Haaland në minutën e nëntë i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Savinhos.
Haaland runs through the middle of our defence. 1-0.
— Renato (@orehnato) September 22, 2024
‘Qytetarët’ ishin shumë afër golit të dytë më minutën e 15-të, por fatkeqësisht shtylla ia mohoi golin Ilkay Gundoganit.
Mysafirët ia dolën që të barazojnë shifrat në 1-1 në minutën e 22-të pas një super goli të shënuar nga Riccardo Calafiori për të cilin ishte i pari me fanellën e Arsenalit.
This angle of Calafiori goal 😮💨
pic.twitter.com/LLfxVdiaRm— S👻 (@scrapytweets) September 22, 2024
Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte Gabriel Magalhaes ai i cili ia doli që të shënojë me kokë për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit të tij dhe duke kompletuar rikthimin.
GABRIEL MAGALHÃES TAKES THE COMEBACK LEAD WITH A GREAT HEADER!!!
BUKAYO SAKA WITH A GREAT CORNER-KICK DELIVERY FOR THE ASSIST!!!pic.twitter.com/4LImOR4IfJ— Football Report (@FootballReprt) September 22, 2024
Pak sekonda para se gjyqtari të sinjalizonte për fundin e pjesës së parë, belgu Trossard mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu ‘Topçinjtë’ me një lojtar më pak në fushë.
Të besuarit e Pep Guardiolës e dominuan fuqishëm pjesën e dytë për shkak të avantazhit numerik në fushë.
Erling Haaland (59’) dhe Josko Gvardiol (62’) rrezikuan por nuk arritën të mposhtin David Rayan që bëri disa pritje të mira.
Golin e barazimit ‘Qytetarët’ e gjetën në minutën e 97-të me anë të John Stones i cili realizoi për 2-2 pas asistimit të Jack Grealish.
JOHN STONES EQUALIZER MAN CITY ARE LEVEL 2-2 pic.twitter.com/LGwhLNp1HG
— Jacky (@MCFC_Jacky) September 22, 2024
Pas javës së gjashtë Arsenali ‘rrëmben’ kreun e Ligës Premier me 13 pikë të grumbulluara ndërsa Manchester City zbret në të tretën me 12 sosh./Telegrafi/