Telegrafi

Arsenali provokon Barcelonën

The Sun pohon se Arsenali ka lansuar foto preliminare me Cesc Fabregasin në fanellën e re të Arsenalit.

Barcelona po e kërkon me ngulm Fabregasin, ndërsa ky i fundit kërkon gjithashtu rikthimin në vendlindje.

Arsenali nuk lëshon pe dhe për të punuar në këtë çështje, do të angazhohen Joan Laporta dhe presidenti i ri i Barcelonës, që njihet si njeri që nuk bisedon dy herë, Sandro Rosell. /Telegrafi/