Hector Bellerin pritet ta humbet startin e sezonit të Ligës Premier, gjersa po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në gju.
Mbrojtësi i Arsenalit pësoi lëndim në muajin janar në përballjen ndaj Chelsea në kuadër të ligës, por që mund të mos rikuperohet deri në fillimin e edicionit 2019/20.
24-vjeçari thuhej se do të ishte jashtë fushës deri në nëntë muaj, mirëpo duket se ai do ta kalojë atë fazë, për t’i humbur kështu sfidat e para të Arsenalit.
U tha se Bellerini mund të rikthehej nga lëndimi në gju më i mirë se më parë, por pasojat kanë filluar të vërehen në rikuperimin e tij të vonshëm.
Natyrisht se ky do të jetë një lajm i keq për Unai Emeryn, pasi tashmë e ka humbur Stephan Lichtsteinerit, që u largua si lojtar i lirë nga klubi.
Bellerin mund të rikthehet te Arsenali nga fillimi i muajit tetor, derisa përballjet në Ligën Premier do të fillojnë nga 10 gushti. /Telegrafi/