Arsenal i ka prezantuar fanellat e reja me ndihmën e Alexis Sanchez, Mesut Ozil dhe Olivier Giroud, plus edhe disa fansave të tyre.
Gunners vazhdojnë të mbesin besnik të Pumas dhe fanellat duken pothuajse të njëjta me ato të sezonit të shkuar.
Për inaugurimin e fanellave të reja janë angazhuar lojtarë si Alexis, Ozil dhe Giroud, që janë të lidhur me disa skuadra dhe largim nga klubi.
Giroud kërkohet nga West Ham, ndërsa shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas Alexis dhe Ozil.
Petr Cech ishte ai që i prezantoi fanellat e portierëve, ndërsa në prezantim morën pjesën edhe disa fansa.