Klubi anglez, Arsenali ka prezantuar sot (e premte) fanellat e para apo ato që njihet si të shtëpisë për sezonin 2021/22 në Ligën Premier.
Klubet evropiane kanë vazhduar me publikimin e fanellave të reja para nisjes së sezonit 2021/22.
I fundit që ka bërë një që të tillë është Arsenali, i cili vazhdon t’i mbetet besnik Adidasit dhe ngjyrës së kuqe.
Është vet klubi londinez që ka njoftuar publikimin e tyre me anë të faqes së tyre zyrtare.
Where we belong.
Our new @adidasfootball home kit ❤️
— Arsenal (@Arsenal) July 16, 2021
“Aty ku na takon. Fanellat jonë e re e shtëpisë nga Adidas”, shkruan në njoftimin e Arsenalit.
Pjesa e kampanjës së prezantimit ishin yjet e ekipit si Pierre-Emerick Aubameyang, Emil Smith-Roëe dhe Bukayo Saka. /Telegrafi/