Site icon Telegrafi

Arsenali prezanton fanellat me dizajn të mrekullueshme për sezonin 2019/20

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, janë në mesin e lojtarëve të Arsenalit që e kanë prezantuar fanellën e re për sezonin 2019/20.

Fanella e Gunners është dizajnuar nga marka e njohur botëror ‘Adidas’, derisa theksohet më shumë ngjyra e kuqe me një ‘V’ në qafë.

Skuadra londineze ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me markën botërore me një fitim rreth 350 milionë euro, derisa e përfundoi marrëveshjen pesëvjeçare me ‘Puman’.

Marka gjermane kishte punua me Arsenalin gjatë viteve 1986 dhe 1994, për t’u rikthyer sërish në dizajnin e fanellave të tyre.

Dizajni me tre shirita Adidas është paraqitur në supet e këmishës, ndërsa logoja e kompanisë është në anën e kundërt të emblemës së klubit të Arsenalit.

Fanella e skuadrës londineze bëhet e ditur se mund të blihet për 72 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version