Arsenali është i prekur nga shumë lëndime para duelit ndaj Bournemouthit.
Në fakt janë pesë lojtarë që nuk do të grumbullohen nga tekniku Wenger, secili më me rëndësi se tjetri.
Akpom ka lëndim në shpinë, teksa Hector Bellerin ka lëndim në nyje.
Cazorla në tendinë të akilit dhe Mertesacker në gju mbeten jashtë, kurse Perez vazhdon të jetë i lënduar në nyje.
Te Bournemouthi mungesa e sigurt është Cook dhe Wilshere (klauzola e huazimit nuk e lë ta luajë ndaj Arsenalit), teksa Boruc dhe Surman janë në dyshim për këtë duel. /Telegrafi/