Telegrafi

Arsenali, preferenca kryesore e Guardiolas

Goal.com raporton se përfaqësues të strategut spanjoll janë takuar me zyrtarë të klubit londinez në mënyrë joformale për të diskutuar mbi mundësinë që Guardiola të zëvendësonte Arsene Wengerin në postin e menaxherit për sezonin e ardhshëm.

Sipas disa burimeve, Guardiola është tejet i interesuar që të marrë në drejtim Arsenalin, duke marrë parasysh se Jose Mourinho pritet të kalojë së shpejti te Manchester Unitedi si zëvendësues i Alex Ferguson.

Spanjolli, i cili e udhëhoqi Barcelonën drejt 14 trofeve, pritet që të shqyrtojë qysh në janar ofertat më serioze, njërën prej të cilave do ta pranojë në verën e vitit 2013. /Telegrafi/