Arsenali thuhet se është i gatshëm që ta largojë Mesut Ozilin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas The Mirror, The Gunners nuk duan më të paguajnë pagën e lartë për mesfushorin gjerman, andaj në dimër po mendojnë t’i ndajnë rrugët.
Ozil në sezonin e kaluar kishte humbur pjesën më të madhe të ndeshjeve, ndërsa një gjë e tillë po ndodhë edhe në këtë fillim të edicionit në Ligën Premier.
Gjermani aktualisht përfiton rreh 350 mijë euro në javë te Arsenali, ndërsa këta të fundit nuk duan ta vazhdojnë më bashkëpunimin me të.
Ozil deri më tani ka bërë vetëm një paraqitje për skuadër, gjersa Unai Emery i ka kërkuar bordit të klubit që ta largojë në këtë janar.
Mesfushori në këtë verë u sulmua nga disa persona të maskuar në rrugët e Londrës, derisa ishte me familjen e tij, mirëpo u shpëtua nga Sead Kolasinac. /Telegrafi/