Telegrafi

Arsenali po bën lojë shokuese

Eksperti i Sky Sports, Phil Thompson, ka thënë se Arsenali po bën lojë shokuese së fundmi.

Sipas ekspertit pjesa e dytë e Arsenalit ndaj Swanseas ishte katastrofale.

“A ishte më keq se ndeshja në Old Trafford? Pa dyshim. Ata ishin mirë në pjesën e parë, por në të dytën ishn katastrofë”.

“Në fund kundërshtari meritoi fitoren, kurse Arsenali u duk i mjerë”.

“A po e teprojnë njerëzit me Arsenalin? Jo, kjo ishte shokuese. Nuk më kujtohet ndonjë intervenim i Fabianskit në pjesën e dytë dhe kjo ndeshje u luajt në shtëpi, në Emirates, aty ku luftohet për titull”.

“Thjesht paraqitja në pjesën e dytë ishte katastrofë”, deklaroi Thompson. /Telegrafi/