Telegrafi

Arsenali pëson nga Watfordi, mbetet prapa në garë për titull (Video)

Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi nga Watford me rezultat 2-1.

Topçinjtë nuk e nisën mirë takimin, pasi pësuan që në minutën e 10-të me golin e Younes Kaboul.

Ai shënoi nga gjuajtja e lirë, por pas një devijimi.

Watford nuk e lejoi të mendoj për rikthim pas shënoi pas tre minutash edhe golin e dytë.

Ishte Daneey ai që tundi rrjetën e  Chec.

Pjesa e parë nuk pati ndryshime dhe e mbyll me epërsinë e dy golave për mysafirët.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Arsenalin. Skuadra e Wenger gjeti golin në minutën e 58-të me Iwobi.

Deri në fund Arsenali provoi edhe disa herë, por që nuk arriti të shënoj në portën  e Watford.

Humbja e parë për Shkodran Mustafin me Arsenalin në kampionat.

Arsenali mbetet me 47 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=spxfwot3GDY

https://www.youtube.com/watch?v=mFlQ7wrQZUM

https://www.youtube.com/watch?v=2ngAmX-IeRU