Site icon Telegrafi

Arsenali pëson humbjen e parë të sezonit në Ligën Premier

Arsenali e ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon dhe atë nga Bournemouthi me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

William Saliba ishte fytyra tragjike e Gunners, duke i lënë ata me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 30-të kur pranoi karton të kuq.

Arsenali u mbajt disi për pjesën më të madhe të kohës, por që nga fundi i 45 minutave të dytë u dorëzuan.

Në minutën e 70-të, Bournemouthi kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Ryan Christie, që u asistua prej Justin Kluivert.

Nëntë minuta më vonë, Kluivert e dyfishoi epërsinë e vendasve kur realizoi nga penalltia.

Pas javës së tetë, Arsenali është në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa në xhiron tjetër e zhvillon derbin përballë Liverpoolit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version