Arsenali është rrëzuar nga Liga e Evropës nga Olympiacosi, edhe pse ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-0 në udhëtim.
Topçinjtë pësuan në ndeshjen kthyese me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.
Olympiacosi është futur në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Evropës, ndërsa Arsenali përveç eliminimit do të ketë edhe probleme tjera.
Sikleti i Arsenalit është edhe në fushën financiare, pasi sipas raportimeve, klubi tani i ka borxh tifozëve mbi 5 milionë euro.
Sipas Evening Standard, çdo shfrytëzues i biletave sezonale të Arsenalit ka paguar për shtatë ndeshje të kupave në shtëpi.
Tani ata janë jashtë Evropës dhe nëse Gunners do të eliminohen nga FA Kupa ndaj Portsmouth javën e ardhshme, klubi do të duhet t’u ofrojë tifozëve një zbritje për dy ndeshjet e humbura.
Mesatarja për një tifoz është 50 funte.
Duke pasur parasysh se ka 46,000 abunues të biletave të sezonit në Emiratet, klubi do të duhet të paguante më shumë se 4.5 milionë funte (5.2 milionë euro)
Ky lajm vjen në të njëjtën ditë që Gunners postuan një humbje financiare prej 32 milionë euro. /Telegrafi/