Telegrafi

Arsenali përshëndetet nga titulli

Pas dhjetë minutash loje, epërsinë e parë vendasve ua dha Derek Rose për 1-0. Me të filluar pjesa e dytë, Gareth Bale shfrytëzoi ndihmën e Jermaine Defoe për të shënuar golin e dytë të Tottenhamit në këtë takim (47’).

Tottenhami edhe pse nuk ishte skuadra që dominoi, arriti të shënojë fitore, kurse vlen të përmendet dhe goli i nderit nga Nicklas Bendtner (85’).

Arsenali pas kësaj disfate përshëndetet dhe përfundimisht nga titulli i Ligës Premier këtë sezon, pasi që me 71 pikë gjendet në pozitën e tretë me gjashtë pikë më pak se lideri Chelsea.

Tottenhami nga ana tjetër po vazhdon të jetë në takt me rivalin direkt për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Manchester Cityn, pasi që Spursat kanë 61 pikë, një më pak se City, katër javë para përfundimit të Ligës Premier. /Telegrafi/