Arsenali ka gjetur shpejt në pjesë të dytë golin e barazimit ndaj Swansea Cityt.
Është mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac, i cili ka shënuar një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1.
Goli i Kolasinacit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes. pas një aksioni model nga skuadra e Arsene Wengerit.
Ky gol erdhi pas asistimit të gjermanit Mesut Ozil.
Pesë minuta më vonë ishte Aaron Ramsey, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit të Kolasinac. /Telegrafi/