Telegrafi

Arsenali përgatit ofertë për Arteta

Sipas Daily Mail, Arteta sapo është rikthyer nga dëmtimi i ligamenteve në gju këtë vit, por është rikthyer edhe më i fuqishëm dhe ka treguar disa paraqitje të shkëlqyeshme që kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit.

Problem për Arsenalin mund të jetë ngurrimi i Evertonit për ta shitur atë. Arteta, 28-vjeçar, është favorit në mesin e fansave të klubit nga Liverpooli dhe, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2012, negociatat janë në vazhdim. /Telegrafi/