Site icon Telegrafi

Arsenali për herë të parë me logon e Adidasit, prezanton aksidentalisht fanellat e reja

Arsenali do të nis bashkëpunimin e parë me Adidasin sa i përket fanellave të skuadrës.

Klubi londinez përmes një videoje fantastike ka zbuluar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm që do t’i bartin futbollistët.

Në fakt, videoja e publikuar në internet u fshi shumë shpejt nga krijuesi i ri i pajisjeve sportive, Topcaster, pasi që londinezët fanellat e reja do t’i prezantonin më 1 korrik, por shumë shpejt videoja u shpërnda në internet.

Në video shihet se si legjenda e klubit, Ian Wright flet për mënyrën se si ju nuk duhet të lindni në Londër për t’u bërë pjesë e një kulture të tillë.

Aubameyang, Iwobi, Koscielny, Bellerin dhe Ozil gjithashtu janë yjet që shfaqen me fanellat e reja të Gunners.

Adidas do ta zëvendësojë për herë të parë Niken e Pumën që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta. Arsenal nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me kompaninë gjermane, e cila kap vlerën e më shumë se 300 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version