Site icon Telegrafi

Arsenali pas talentit të Udineses

Arsenali ka vendosur shikimin e tyre mbi mesfushorin e Udinese, Jakub Jankto.

Sipas mediumit anglez “The Mirror”, 21-vjeçari i Republikës Çeke, Jankto, ka kapur syrin e drejtuesve të Gunners për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Arsenali rivalizojnë Juventusin për Tolisson

Jankto pas paraqitjeve të mira, ka fituar edhe ftesën nga kombëtarja ku edhe bëri debutimin e tij në javën e kaluar dhe menjëherë shënoi.

Në këtë sezon, Jankto ka shënuar katër gola dhe katër asistime në 21 paraqitje në Serie A për Friulanët.

Ai tashmë është i lidhur me një ofertë nga Juventusi, por Arsenali tani po hyjnë në ‘luftë’ dhe duan t’i fitojnë shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Arsenali kërkon Schmeichelin

Jankto ka qenë në Itali që nga bashkimi me akademinë e të rinjve të Udineses në vitin 2014, teksa kishte një huazim në Serie B me Ascoli, ku pas kthimit arriti shpejt të bëhet një titullar në Dacia Arena.

Çmimi i talentit çek besohet të jetë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version