Telegrafi

Arsenali pas dyshes së Shakhtarit

Arsenal kërkojnë të transferojnë dyshen braziliane Taison dhe Wellington Nem, pasi sulmuesit janë nxjerrë në shitje nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Nënkampionët e vitit të kaluar thuhet se duan të largojnë dyshen, duke zgjuar kështu interesin e gjigantëve të Londrës veriore Arsenal.

28 vjeçari Taison ka luajtur vetëm 16 ndeshje në kampionat gjatë këtij viti dhe ka shënuar gjashtë gola.

Ish-sulmuesi anësor i Metalist Kharkiv iu bashkua Shakhtarit në janar të vitit 2013 për një shumë rreth 15 milionë euro, sipas Calcio Mercato..

Bashkëkombësi i tij Wellington Nem, ndërkohë, është detyruar të shohë ndeshjet e ekipit të tij nga bankina gjatë këtij sezoni, teksa 24-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në kampionatin ukrainas.

Dyshja brazilianë thuhet t’i japë Wenger më shumë opsione në sulm teksa Giroud dhe Walcott kanë zhgënjyer sidomos gjatë fazës së dytë.