Telegrafi

Arsenali pas Dani Alves?

Braziliani 29-vjeçar mund të largohet nga Camp Nou këtë verë pasi nuk e ka bindur trajnerin Tito Vilanova me paraqitjet e tij këtë sezon.

AS shkruan se menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, do të pëlqente të nënshkruajë me Alves si zëvendësim për Bacary Sagna, i cili pritet t’i bashkohet PSG-së.

Wenger e ka udhëzuar drejtorin sportiv Steve Rowley të gjejë një mbrojtës të djathtë me përvojë për të zëvendësuar Sagnan dhe Alves shihet si një zgjidhje e përkryer. /Telegrafi/