Arda Turan është në radarin e skuadrës londineze.
Mediat britanike raportojnë se Arsenali është duke përgatitur një ofertë prej 25 milionë funteve për mesfushorin e Barcelonës.
Sipas The Sun, ky transferim mund të ndodhë pasi që nuk është i sigurt qëndrimi i Alexis Sanchez dhe Mesut Ozilit në Arsenal.
Mesfushori turk ka edhe tre vjet kontratë me katalonasit, mirëpo mundësitë e pakta që po gjënë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique, mund të ndikojnë që turku të largohet nga Spanja. /Telegrafi/