Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në kuadër të javës së tretë të Ligës Premier si mysafir i Bournemouth.
Topçinjtë morën fitoren e tretë nga po kaq ndeshje, duke treguar se këtë vit kanë një skuadër më të kompletuar.
Që në minutën e 5-t, Arsenali kaloi në epërsi me golin e Martin Odegaard që gjeti rrjetën nga afër për 1-0.
Gabby Jesus build up play & Odegaard slotting it in 😮💨https://t.co/TVrvyYfsqr
— Ødegaard Enthusiast 💭 (@AFCTempo) August 20, 2022
Në minutën e 11-të erdhi edhe goli i dytë, kur Odegaard shënoi sërish, kësaj radhë pas asistimit të Gabriel Jesus për 2-0.
Arsenal second goal by Odegaard Assist Jesus amazing amazing amazing amazing
— Leo Messi (@Messi_10_30) August 20, 2022
Pjesa e parë nuk solli më raste e as gola.
Në të dytën Arsenali menaxhoi rezultatin që e kishte marr në pjesën e parë.
Goli i sigurisë erdhi në minutën 53-të, ku Granit Xhaka asistoi te William Saliba që shënoi gol të bukur për 3-0.
https://twitter.com/LydiaAFC_/status/1561046365102276608
Deri në fund edhe pse kishte raste nga të dyja palët, rezultati nuk ndryshoi dhe Arsenali tashmë është lider me 9 pikë në Ligën Premier. /Telegrafi/