Site icon Telegrafi

Arsenali i pamëshirshëm për Sevillën, i shënon katër gola brenda nëntë minutave

Arsenali është nikoqir i Sevillës në kuadër të trofeut Emirates Cup.

Topçinjtë kanë shpërthyer në këtë takim duke i shënuar nëntë gola brenda nëntë minutave.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Bukayo Saka në minutën e 10-të nga pika e bardhë.

Gabriel Jesus shënoi për 2-0 në minutën e 13-të, derisa dy minuta më vonë braziliani ngriti epërsinë në 3-0.

Talenti i madh anglez, Bukayo Saka në të 19-tën minutën realizoi për 4-0.

Ndeshja është duke u luajtur, por Arsenali në këto minuta të para tregoi fuqi përballë një skuadre të fortë siç është Sevilla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version