Site icon Telegrafi

Arsenali i pamëshirshëm ndaj Slavias, fiton si mysafir dhe kalon në gjysmëfinale

Arsenali ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Slavia Pragës në ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Evropës me rezultat 4-0.

Ndeshja e parë ishte e barabartë dhe u mbyll 1-1, duke bërë që shumë të mendonin se ndeshja kthyese do të jetë më e fortë.

Por të besuarit e Mikael Artetas e nisën shumë mirë takimin. Emile Smith Rowe shënoi, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i rregullt. Rowe asistoi te Nicolas Pepe i cili shënoi për 1-0 në minutën e 18-të.

https://www.youtube.com/watch?v=Mmu72rcvzeA

Në minutën e 20-të Arsenali rriti epërsinë në 2-0, pasi fituan një penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Alexandre Lacazette.

https://www.youtube.com/watch?v=JG9igGbhYII

Pas vetëm katër minutash topçinjtë larguan edhe dilemën e fituesit dhe gjysmëfinalistit.

Bukayo Saka shënoi për 3-0 në minutën 24-të të ndeshjes.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382777339407392771

Në pjesën e parë nuk kishte më raste, ndërsa edhe në pjesën e dytë Arsenali ishte më i rrezikshëm.

 

Fillimisht rrezoi Lacazette në minutën e 59-të por pa sukses.

I njëjti lojtar në minuan e 77-të nuk gaboi më dhe shënoi për 4-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382795524487720966

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Arsenali siguron gjysmëfinalen ku do të takohet me Villarealin. /Telegrafi/

Exit mobile version