Telegrafi

Arsenali pa Mkhitaryanin në finalen e Ligës së Evropës, armenit i ndalohet hyrja në Azerbajxhan

Mesut Ozil dhe Henrikh Mkhitaryan . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Henrikh Mkhitaryan pritet të jetë mungesa e madhe e Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës.

Topçinjtë do të përballen në finale me rivalin lokal Chelsea, derisa trajneri Unay Emery është në pritje të një lajmi të mirë rreth mesfushorit Henrikh Mkhitaryan.

Armeni mund të mos udhëtojë në Baku me skuadrën për shkak të tensioneve mes shtetit të tij Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Për Mkhitaryan nuk është diçka e re, pasi ai në dy raste ka refuzuar udhëtimin drejt Azerbajxhanit.

Armeni mungoi për Arsenalin në fazën e grupeve ndaj Qarabagut, si dhe vite më parë sa ishte pjesë e Dortmundit qëndroi në shtëpi në takim me Gabalan.

Tani Mkhitaryan është në pritje të një leje speciale nga shteti azer, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë. /Telegrafi/