Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është pajtuar që të rinovojë kontratën e tij me Arsenalin.
Arsenali ka bërë një hap të madh para në bisedimet për kontratën e Ozilit.
Topçintjë kanë besim se mund të vulosin marrëveshjen prej 280 mijë funtesh në javë.
Ozil ka kishte kërkuar 350 mijë funte në javë, por tash është pajtuar me pagën e ofruar nga klubi dhe pritet që shumë shpejt të nënshkruaj kontratën e re.
Ozil aktualisht gjendet në turne me Arsenalin dhe është duke u bërë gati për sezonin e ri.
Rinovimi i Ozilit është lajm i mirë për Wengerin pasi e ardhmja e këtij të fundit ishte determinuar shumë nga e ardhmja e gjermanit. /Telegrafi/