Telegrafi

Arsenali ofertë tjetër për Saul

Arsenali është gati që të bëjë një tjetër ofertë për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

AS shkruan se Arsene Wenger do të ballafaqohet me betejë nga Manchester United për lojtarin.

Ai është i kontraktuar te Atletico deri në vitin 2020, edhe pse kontrata e tij ka një klauzolë prej 25 milionë funtesh.

Spanjolli ka qenë startues në ekipin e Simeones këtë sezon duke u paraqitur 32 herë dhe duke realizuar shtatë gola në proces. /Telegrafi/