Telegrafi

Arsenali nuk merr më shumë se një pikë ndaj Burnleyt

Burnley vs Arsenal (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

The Gunners e filluan mjaftë mirë ndeshjen duke e marrë posedimin e topit dhe kishin shanse të mira për gol, mirëpo nuk i konkretizuan ato.

Pjesa e parë përfundoi pa ndonjë rast të veçantë, derisa në të dytën Burnley kishte disa shanse të mira për të kaluar në epërsi.

Burnley vs Arsenal (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

45 minutëshi i dytë kishte një ritëm më të lartë të lojës, derisa vendasit rrezikuan disa herë me anë të Jay Rodriguez, që goditi shtyllën vertikale dhe Bernd Leno që ua mohoi disa raste të mira.

Topçinjtë tentuan deri në fund që të marrin tri pikë, mirëpo nuk ia dolën, duke u kënaqur me vetëm një.

Burnley vs Arsenal (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Arsenali aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë me 31 pikë, aq sa ka edhe Burnley, Newcastle dhe Southamptoni.

Skuadra londineze në xhiron e 26-të do të takohet me Newcastlen. /Telegrafi/