Southampton ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Bukayo Saka që nga zona e penalltisë nuk arriti të shënojë.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, në skenë doli Jan Bednarek që përfitoi nga asistimi i Mohamed Elyounoussi për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/wyngback/status/1515341281068683265
Arsenali kishte disa raste në pjesën e dytë me Saka, Emile Smith Rowe dhe Martin Odegaard, por nuk ia arriti qëllimit.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Southampton u kthye te fitorja pas pesë xhiros, ndërsa Arsenali pësoi humbjen e tretë me radhë.
A BIG response 🙌 pic.twitter.com/XMoVRvVsNp
— Southampton FC (@SouthamptonFC) April 16, 2022
Arsenali tani është në vendin e gjashtë me 54 pikë, aq sa ka edhe Manchester United. /Telegrafi/