Site icon Telegrafi

Arsenali nuk gabon në shtëpi ndaj Southamptonit dhe vazhdon serinë pozitive të rezultateve

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë nga asnjëra prej skuadrave me mysafirët të cilët u organizuan shumë mirë në fazën defanzive duke mos i lejuar Arsenalit që të rrezikojë.

Të gjitha golat ishin rezervuar për pjesën e dytë, aty ku u shënuan tre të tillë dhe në fund triumfuan ‘Topçinjtë’.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi të parët me anë të Cameron Archer (55’) i cili vrapoi me top brenda zonës dhe shënoi në cepin e djathtë të David Rayas për rezultatin 0-1.

Shumë i shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët u kundërpërgjigjën menjëherë me gol duke realizuar me Kai Havertz (58’) për rezultatin 1-1 pas asistimit të Bukayo Sakas.

Saka ishte i përfshirë sërish edhe tek goli i dytë, këtë herë duke asistuar për Gabriel Martinellin që shënoi në minutën e 68-të për rezultatin 2-1.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e mysafirëve u përkujdes Bukayo Saka i cili kësaj radhe ishte në rolin e golashënuesit duke realizuar për 3-1 pas një gabimi fatal të mysafirëve.

Pas javës së shtatë, Arsenali numëron 17 pikë të tubuara dhe renditet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Man Cityn dhe një më pak se Liverpooli që si lider ka 18 pikë./Telegrafi/

Exit mobile version