Telegrafi

Arsenali nuk fiton ndaj Burnleyt, ekipit të fundit në tabelë

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali është ndalur me barazim nga Burnley (0-0) në Emirates Stadium duke mos arritur të rikthehet te fitorja pas humbjes nga Manchester City në xhiron e mëparshme të Ligës Premier.

Martin Odegaard pati një mundësi të mirë në gjysmën e parë, mirëpo Nick Pope intervenoi për ta ndalur me lehtësi.

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Bukayo Saka ishte para një rasti shënimi, megjithatë goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Topçinjtë vazhduan t’i kishin rastet edhe në fraksionin e dytë përmes Odegaard, Emile Smith Roëe e Alexandre Lacazette, por pa ndonjë konkretizim.

Ky ishte barazimi i tretë sezonal i Arsenal në Ligën Premier dhe pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë me dy pikë larg pozitës së katërt që mbahet nga Manchester Unitedi.

Burnley është skuadra e fundit në renditje me vetëm 12 pikë të arkëtuara dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez. /Telegrafi/