Arsenali nuk ka arritur të vazhdojë me fitore në Ligën Premier, Topçinjtë nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brightonit.
Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por me pak konkretizime para portës kundërshtare.
Skuadra nga Londra kishte një fillim të mirë, ku edhe shënuan me anë të Pierre Emerick Aubameyang shënoi në minutën e shtatë.
Në vazhdim vendasit morën lojën në dorë dhe rrezikuan me Pascal Gross (22′) dhe Glenn Murray (30′), ndërsa minutën e 35-të erdhi dhe goli me anë të Jurgen Locadias.
Pjesa e dytë filloi me dominimin e Brightonit, ndërsa mysafirët kishin rast të mirë për gol me anë të Alex Iwobit.
Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e katër me 38 pikë, ndërsa Brightoni në pozitën e 13-të me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Unai Emeryt është kundër Liverpoolit, kurse Brightoni luan ndaj Evertonit. /Telegrafi/