Arsenali ka regjistruar fitore bindëse (5-1) si mysafir i Fulhamit në Craven Cottage.
Topçinjtë e zhbllokuan rezultatin në minutën e 29-të me golin e Alexandre Lacazette, i cili u asistua nga Monreal.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), vendasit e barazuan rezultatin, ndërsa golashënues ishte Andre Schurrle.
Me të filluar gjysma e dytë (49’), Lacazette e shënoi golin e dytë personal duke e rikthyer epërsinë e mysafirëve.
Në listën e golashënuesve hyri edhe Aaron Ramsey, i cili e shënoi golin e tretë të Topçinjve (67’), pas asistimit nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Dy golat e ardhshëm u realizuan pikërisht nga Aubameyang (79’ dhe 90’+1), i cili i asistua nga Hector Bellerin dhe Ramsey.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali është në vend të tretë në tabelë me 18 pikë, një më pak se liderët, Manchester City dhe Liverpool që këtë xhiro zhvillojnë derbin ndërmjet tyre.
Fulhami ka arkëtuar vetëm pesë pikë nga tetë javët e para dhe mban vendin e 17-të në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Topçinjtë luajnë kundër Leicester Cityt, ndërsa Fulhami udhëton te Cardiff City. /Telegrafi/