Telegrafi

Arsenali në pozitën e dytë

Vendasit kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e Cesc Fabregas (34), që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Nugent (50’). Por pas 10 minutash të tjera vendasit arritën të rikthejnë epërsinë me anë të Theo Walcott (60’). I futur në lojë si zëvendësues Andrei Arshavin vulosi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes.

Arshavin dhe Walcott duke festuar golin e tretë të ndeshjes (Foto: AP)

Topçinjtë patën edhe një varg rastesh në ndeshje, shumica e tyre të keqpërdorura nga sulmuesi Nicklas Bendtner gjatë të dy pjesëve.

Me tre pikët e reja Arsenali barazohet në pikë me liderin e tabelës Chelsean, që vazhdon të mbajë kreun falë diferencës më pozitive të golave.

Mancehster United do të ketë mundësi të marrë kreun nëse shënon fitore më vonë ndaj Wolves./Telegrafi/