Telegrafi

Arsenali në kërkim të Parker

Sunday Mirror shkruan se bosi i Topçinjve ka ndryshuar paksa planin e tij të shpenzimeve duke dëshiruar të sjellë më shumë emra me përvojë se sa emra të mëdhenj, ndërsa Parker është njeriu ideal.

Arsene Wenger do të fillojë fushatën e tij të transferimeve pas dy javësh, kur të prezantojë sulmuesin maroken Marouane Chamakh si transfer i lirë nga Bordeaux, pasi Wenger dështoi ta konkretizojë transferimin korrikun e kaluar. /Telegrafi/