Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës ndaj BATE Borisovit.
Është mbrojtësi francez, Mathieu Debuchy, i cili ka shënuar për epërsinë e Topçinjve prej 1-0.
Goli i Debuchyt erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes.
Francezi shënoi një supergol pas një goditje të fuqishme. /Telegrafi/