Telegrafi

Arsenali ndalohet nga Birminghami

Rrjetat mbetet të paprekura deri në 10 minuat e fundit të ndeshjes. Topçinjtë e panë veten në avantazh nëntë minuta para fundit të takimit, falë një goli të shënuar nga Samir Nasri (81’).

Por kur u mendua se Arsenali do të prekë kreun e tabelës, vendasit shënuan një gol të papritur. Bacary Sagna tentoi të largojë topin nga zona, por ai u godit në gjoksin e sulmuesit Kevin Phillips dhe përfundoi në rrjetën e portierit Manuel Almunia.

Me një pikë të fituar Arsenali mbledh 68 gjithsej, një më pak Manchester United në pozitën e dytë, e që më vonë udhëton te Bolton Wanderers. Pas fitores së thellë prej 7-1 ndaj Aston Villas, Chelsea tash ka marrë kreun e tabelës me 71 pikë. /Telegrafi/