Telegrafi

Arsenali ndalet me barazim në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi nga po kaq ndeshje, pasi ështrë ndalur nga Brightoni në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Kai Havertz, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, pas asistimit të Bukayo Saka.

 

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijuan më shumë, por kjo për faktin se Arsenali mbeti pa shërbimet e Declan Rice që u ndëshkua me të kuq në minutën e 49-të.

Pas këtij ndëshkimi, Brightoni rriti sulmet dhe në minutën e 58-të arriti të barazoj shifrat në 1-1 me anë të Joao Pedros.

Arsenali pat një mundësi ideale me Havertz (75’), por portieri ia mohoi golin, ndërsa edhe rastet tjera mbeten pa u konkretizuar dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

 

Pas këtij barazimi, Brighton e sheh veten në pozitën e parë me shtatë pikë, po aq sa ka Arsenali në vendin e dytë.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali udhëton te Tottenham Hotspur, ndërsa Brightoni e pret Ipsëich Toën. /Telegrafi/