Arsenali përballet me një grup të mundshëm vdekjeje në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24 nëse rezultatet e mbetura në Ligën Premier nuk shkojnë në favor të tyre.
Arsenali është kualifikuar në garën elitare të klubeve të Evropës për herë të parë që nga viti 2016.
Pavarësisht humbjes së rëndë 4-1 ndaj Manchester Cityt, humbja 3-1 e Brighton ndaj Nottingham Forest do të thotë se ata nuk janë matematikisht në gjendje të kapin Topçinjtë.
Ndërsa titulli i Ligës Premier mbetet një mundësi e veçantë për Mikel Artetën, spanjolli do të mbështetet shumë te ‘rrëshqitja’ e Pep Guardiolës.
E njëjta gjë mund të thuhet për shpresat e tyre në Ligën e Kampionëve, me rezultatet në të gjithë Evropën që kanë implikime të mëdha në grupin e tyre.
Si funksionon shorti i Ligës së Kampionëve?
UEFA përdor një sistem të vlerësimit të koeficientëve për të përcaktuar renditjen për çdo ekip, dhe nga ana tjetër çdo grup.
Por, mungesa e paraqitjeve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve, si dhe dështimi i tyre për të shkuar larg në Ligën e Evropës, mund t’i kushtojë atyre.
32 skuadrat që hyjnë në fazën e grupeve do të ndahen në katër vazo me nga tetë ekipe.
Vazo e parë përbëhet nga fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, si dhe nga fituesit nga gjashtë ligat më të mira në të gjithë Evropën.
Sipas faqes së internetit të UEFA-s, Arsenali gjendet i 23-ti në renditje, dy vende më poshtë rivalëve londinez, Tottenham, që do të thotë se ata do të ishin në vazon e tretë nëse të 22 skuadrat mbi ta do të kualifikoheshin.
Megjithatë, Chelsea është jashtë garës. Ndërsa Tottenham dhe Liverpool ka të ngjarë të mos përfundojnë në katër vendet e para, duke e shtyrë skuadrën e Artetës lart në renditje.
Nëse Arsenali do të fitonte ligën, ai automatikisht do të bëhej një ekip i vazos së parë. Megjithatë, një vend i dytë duket gjithnjë e më i mundshëm dhe mund t’i sjellë ata në një ‘grup të vdekjes’ kundër disa prej skuadrave elitare të Evropës.
Sidoqoftë, Topçinjtë duhet të mbështesin veten kundër më të mirëve pas një sezoni jashtëzakonisht mbresëlënës në veri të Londrës. /Telegrafi/