Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.
Skuadra e Unai Emeryt ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Southamptonit në ndeshjen e cila i ka rikthyer në katërshe të kampionatit anglez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Topçinjve, të cilët përkundër shumë rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte sulmuesi Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Pas këtij goli, Arsenali gjeti edhe të dytin me anë të Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por pa shumë raste për gol dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në pozitën e katërt me 53 pikë apo një më shumë se Manchester Unitedi i pesti, ndërsa Southampton zë vendin e 18-të me 24 pikë.
Në ndeshjen e radhës, londinezët luajnë në shtëpi me Bournemouthin, ndërsa Southamptoni e pret Fulhamin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EOXZCBXShuY
1-0 Arsenal, goal by Lacazette pic.twitter.com/2fbT30fm5N
— planetkick (@planetkickig) February 24, 2019
https://www.youtube.com/watch?v=EOXZCBXShuY