Arsenali e ka shijuar edhe fitoren e dytë në Ligën Premier për sezonin 2019/20, pasi e ka mposhtur 2-1 Burnleyn në ‘Emirates Stadium’.
Llogarinë e golave për Gunners e hapi Alexandre Lacazette në minutë e 13-të, pas asistimit që pranoi nga Dani Ceballos.
Por, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me epërsinë e Topçinjve, Ashley Barnes (43’), i barazoi shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Arsenalin në dallim nga fundi i pjesës së parë, ndërsa Pierre-Emerick Aubamyang e riktheu epërsinë për skuadrën e tij në minutën e 64-të, gjersa sërish asistues ishte Ceballos.
Burnley tentoi në minutat e fundit që ta barazonte rezultatin nga gjuajta e lirë, mirëpo Bernd Leno ishte n nivelin e detyrës së tij.
Pas xhiros së dytë, Arsenali ka arkëtuar gjashtë pikë, e që e mban pozitën e parë, por duhet t’i presë edhe rezultatet e Manchester United, Cityt, Liverpoolit dhe Tottenhamit për ta shikuar më pas pozitën në tabelë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xCk2ygx3Yt0
https://www.youtube.com/watch?v=NDTfYO5k-MA
https://www.youtube.com/watch?v=YcV3Av_sDbg