Arsenali ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Brendtford me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të të Ligës Premier.
Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar të parët në këtë përballje.
Zhvillohej minuta e 19-të, kur Ben White e gjeti Declan Rice që ishte i saktë për të shënuar për 1-0.
🚨🏴 GOAL | Arsenal 1-0 Brentford | Declan Rice
DECLAN RICE HAS GIVEN ARSENAL THE LEAD!https://t.co/f15dhRxcTo
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 9, 2024
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, mysafirët arritën të barazonin shifrat, kur Yoane Wissa shënoi për 1-1 pas një gabimi të rëndë të Aaron Ramsdale.
…….
— Indonesian Gooners (@IDGoonerscom) March 9, 2024
Pjesa e dytë solli raste nga të dyja palët, por që për të parë golin e tretë në këtë takim u desh të pritej minuta e 86-të.
Ben White me një pasim të bukur gjeti Kai Havertzin që shënoi për 2-1.
Havertz you beauty. Ben White you fucking beauty tooooo pic.twitter.com/NUc1BGwzzq
— Indonesian Gooners (@IDGoonerscom) March 9, 2024
Arsenali mori tri pikë të mëdha, që aktualisht e mban në vendin e parë me 64 pikë, një më shumë se Liverpooli dhe dy më shumë se Man City, që do të përballen të dielën mes vete. /Telegrafi/