Arsenali ka barazuar 3-3 edhe pse ishte duke humbur 3-0 ndaj Bournemouth.
Arsenali ka zhvilluar një ndeshje të zjarrtë përballë Bournemothit, ndërsa u fut në lojë vetën në 20 minutat e fundit.
Skuadra e Wenger e nisi keq takimin kur pësoi në minutën e 17.
Ishte Daniels që shënoi për 1-0 pas një aksioni të vendasve.
Nuk vonoi shumë dhe Bournemouth shënoi edhe një herë.
Granit Xhaka ndali njërin nga sulmuesit në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikën e badhë.
Nga penalltia i saktë ishte Wilson për 2-0.
Kur pritej që në pjesën e dytë Arsenali të shënojë, ndodhi e kundërta. Fraser shënoi për 3-0.
Topçinjtë provuan me Sanchez disa herë, por kiliani gjeti golin vetën në minutën e 70-të.
Ndeshjen e hapi Perez që shënoi në minutën e 75-të për 3-2.
Arsenali luajti për 10 minuta me një lojtarë më shumë pasi Francis i la vendasit me dhjetë vetë në fushë.
Goli i barazimit erdhi pas një harkimi të bukur nga Xhaka ku me kokë shënoi Giroud 3-3.
Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, por mund të kalohen nga Tottenham që kanë 39, por një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GFyGZIldH58
https://www.youtube.com/watch?v=eyaZ8I7oz0k
https://www.youtube.com/watch?v=J4eJ5kfQxwY
https://www.youtube.com/watch?v=G4gdt_RxK4U
https://www.youtube.com/watch?v=DjJ5zCTj0rA